Ja në sa ora fillojnë takimet për planin franko-gjerman në Bruksel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ja në sa ora fillojnë takimet për planin franko-gjerman në Bruksel

    Insajderi
    26 February 2023 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën (nesër) pritet të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, për të diskutuar lidhur me planin franko-gjerman.  

    Takimet pritet të fillojnë në orën 15:00, sipas një komunikatë zyrtare të Shërbimit të Jashtëm Europian, ku bëhet e ditur se Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të zhvillojë takime të ndara me liderët, duke filluar nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët.

    Ky është lajmërimi i plotë:

    Të hënën, më 27 shkurt, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.

    Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të zhvillojë takime të ndara me liderët, duke filluar nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë. Deklarata për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në këtë link


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark