Ja një ide për të mos u depiluar shpesh - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ja një ide për të mos u depiluar shpesh

    Insajderi
    31 January 2024 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumë prej njerëzve mendojnë se depilimi është shumë i dhimbshëm, zgjidhje e vetme është që të përdorin makinë rroje.

    Ne do ju sjellim disa ide për të mos u depiluar shpesh. Po ashtu, lëkura do të jetë më e butë.

    Vendoseni briskun në ujë të ngrohtë përpara përdorimit.

    Ngrohja e briskut në ujë të nxehtë ndihmon që ajo të rrëshqasë më mirë në lëkurë, duke e bërë më efikas rruajtjen.

    Përdoreni briskun në drejtim të kundërt me atë të rritjes së qimeve

    Ky është rregulli i artë: gjithmonë briskun në drejtimin e kundërt me atë të rritjes së qimeve. Në në këtë mënyrë prerja do të ndodhë afër rrënjës dhe lëkura do të jetë më e butë.

    Përdorni vajin në vend të kremit depilues

    Kremi depilues është i mirë, megjithatë do të ishte më mirë që të përdorni vaj (si ajo e ullirit ose e kokosit) pasi krijon një ndjesi të këndshme dhe e bën heqjen e qimeve më efektive. Në sajë të vajit, prerja bëhet më e thellë, kështu që nuk do të jetë e nevojshme që të depiloheni shpesh. Ndërsa kremrat depilues krijojnë një pengesë të lehtë mes briskut dhe lëkurës.

    Bëni një dush të nxehtë para depilimit

    Mund të duket e qartë, por është një hap thelbësor. Para se të përdorni briskun është e nevojshme për të bërë një dush të nxehtë ose, nëse nuk ështe e mundur, të paktën të kaloni një peshqir të lagësht dhe të ngrohtë në lëkurë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark