Ja pse duhet të pini nga dy gota verë të kuqe çdo ditë përgjatë pandemisë - Insajderi
×
LifeStyle

Ja pse duhet të pini nga dy gota verë të kuqe çdo ditë përgjatë pandemisë

Insajderi
02 July 2020 - 15:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hulumtimi, i botuar në JAMA Network Open, shqyrtoi lidhjen midis konsumit të alkoolit dhe ndryshimeve në funksionin e trurit me kalimin e kohës midis afro 20,000 personave të moshave të mesme dhe të moshuar, shkruan The Telegraph.

Studiuesit nga Universiteti i Xhorxhisë zbuluan se njerëzit që merrnin  deri në dy gota alkool në ditë  kishin një të tretën më pak të ngjarë t’i ulej funksioni njohës.

Funksioni njohës përfshin të mësuarit, të menduarit, arsyetimin, të kujtuarit, zgjidhjen e problemeve, vendimmarrjen dhe vëmendjen.

Studimi konstatoi se marrja optimale ishte dhjetë deri në 14 pije në javë, por tha se gjetjet nuk do të thotë që ata që pinë më pak duhet të shtojnë sasinë e konsumimit.

Studime të shumta kanë vërtetuar çrregullimet mendore që po sjellë pandemia.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark