Insajderi
LifeStyle

Ja pse gratë nervozohen më shpejt se burrat

Insajderi
02 May 2026 - 19:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ja pse gratë nervozohen më shpejt se burrat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndryshimet në mënyrën se si gratë dhe burrat reagojnë ndaj stresit janë të shumta, dhe ato kanë bazë në aspekte biologjike, psikologjike dhe sociale.

Një nga faktorët kryesorë është estrogjeni, hormon që ndikon në mënyrën se si gratë përpunojnë emocionet. Ky hormon rrit ndjeshmërinë ndaj faktorëve stresues, duke i bërë gratë më të prirura për të reaguar shpejt.

Po ashtu, kortizoli – hormoni i stresit, është më i lartë tek gratë, çka mund të shkaktojë reagime më të forta emocionale.

Sipas studimeve, truri i grave ka më shumë lidhje në zonat që kontrollojnë emocionet, si amigdala, ndërsa burrat kanë lidhje të forta me zonat që kontrollojnë veprimet dhe mendimin logjik. Kjo mund të shpjegojë pse gratë reagojnë më shpejt ndaj stimujve emocionalë.


OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
27 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark