Ja pse nuk duhet të bësh grim në avion, sipas ekspertëve - Insajderi
×
LifeStyle

Ja pse nuk duhet të bësh grim në avion, sipas ekspertëve

Insajderi
12 June 2024 - 23:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vendosni rripat e sigurimit në sedilje dhe bëhuni gati për një udhëtim me avion pa asnjë grimcë make up-i në fytyrë. Të bësh grim gjatë këtij lloj udhëtimi është “mëkat” për lëkurën, pasi lartësitë nuk janë edhe aq miqësore me lëkurën tuaj.

Dermatologia Whitney Bowe në New York thotë se nëse keni planifikuar një udhëtim me avion, grimi nuk duhet aplikuar në lëkurë, pasi ky veprim bllokon poret, ndërkohë që presioni i ajrit nga lartësia apo papastërtitë që qarkullojnë në ajër ndikojnë direkt në shëndetin e lëkurës. 

Ndërsa, një tjetër dematologe, Papri Sarkar, thotë se më e mira është që të mos vendosni asnjë pikë make up-i gjatë fluturimeve me avion, ose të paktën ta pastroni fytyrën në mënyrën e duhur atë para dhe pas fluturimit.

Studiuesit, kohët e fundit, kanë analizuar se toksina të ndryshme që qarkullojnë në ajër mund të dëmtojnë qelizat e lëkurës, të shpërbëjnë kolagjenin dhe të nxisin shenjat e parakohshme të moshimit. Kërcënimi i rrezeve të dëmshme ultravjollcë është rritur, sidomos nëse jeni të ulura në një sedilje afër dritares së avionit.

Përqendrimi i rrezeve ultravjollcë gjatë udhëtimeve me avion është jashtëzakonisht e lartë, kështu që dermatologët sugjerojnë që të vendosni kremin mbrojtës kundër diellit para dhe gjatë fluturimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark