Ja sa i pagoi Loredana Zefi dëmshpërblim zviceranes, përfshirë edhe shpenzimet ligjore - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ja sa i pagoi Loredana Zefi dëmshpërblim zviceranes, përfshirë edhe shpenzimet ligjore

    Insajderi
    09 October 2020 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndryshimi në mes të shumës prej 609 mijë frangash që konfirmohet se ka paguar tani dhe shumës prej rreth 430 mijë, sa ishte raportuar ditë më parë, shpjegohet me pjesën e dëmshpërblimit (zhdëmtimit) dhe pagesën e avokatit të viktimës.

    Këngëtarja e njohur e rapit, Loredana Zefi, rreth të cilës është ngritur shumë pluhur dy viteve të fundit kishte përvetësuar rreth 400,000 franga nga një grua në kantonin Valis. Ajo ka pranuar fajin dhe ligjërisht është e pafajshme, shkruan Luzernere Zeitung.

    Ndërkaq, vendimi i prokurorit publik për ndërprerjen e ndjekjes penal ndaj Loredanës tregon se sa ka kushtuar “marrëveshja” për këtë.

    Reperja Loredana pra, sipas vendimit në fjalë, ka paguar 609,000 franga për ta hequr qafe prokurorinë dhe ndjekjen, shkruan Nau.Ch.

    Nëse nuk do të ndërpritej procedura, ajo do të ishte kërcënuar me një burgim të kushtëzuar me kusht prej “jo më shumë se dy vjetësh”, zbulohet nga vendimi i prokurorit publik.

    Shuma e veprës penale prej rreth 400,000 franga duket e lartë në shikim të parë, por në krahasim me raste të ngjashme, prokurori publik e klasifikon atë si mesatarisht të rëndë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark