
Zyra për Media e presidentës ka njoftuar se Jahjaga ka kërkuar nga presidentja malteze që të thellohet bashkëpunmi mes dy shteteve në fushën e zhvillimit ekonomik.
‘’ Marrëdhënia kontraktuale e Kosovës me Bashkimin Evropian, përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit i ka hapur perspektivën evropiane Kosovës dhe kjo do të ndihmojë në thellimin e reformave të domosdoshme të cilat çojnë në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe që ruajnë diversitetin kulturor e fetar, si pasurinë e saj, dhe gjithëpërfshirjen’’, ka thënë Jahjaga.
Sipas saj Kosova ka potencial natyror e njerëzor dhe Malta mund ta ndihmojë në proceset e zhvillimit të vendit.
‘’Rruga evropiane është rruga e pashmangshme e gjithë vendeve të rajonit të Ballkanit, që duhet të mësohen me realitetin e ri të krijuar, duke ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore, që çojn drejt një pajtimi të madh në Ballkan’’, theksoi Jahjaga./Insajderi.com