×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga: Policia po e bënë Kosovën vend të sigurt

    Insajderi
    16 March 2016 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ka lënë Policinë e Kosovës për t’u bërë presidente, dhe në ditët e fundit në këtë pozitë, Atifete Jahajga ka vizituar pikërisht këtë institucion.

    Në një komunikatë të dërguar nga Policia, Jahjaga citohet të ketë thënë se është krenare me faktin se Policia ka ruajtur kredibilitetin e institucionit më të besueshëm në vend.

    “Kjo është arritur falë punës dhe angazhimit të pakursyer të të gjithë punonjësve të PK-së”, citohet të ketë thënë Jahjaga.

    Sipas komunikatës, Jahajga u ka thënë policëve se duhet të ndihen krenar që janë në shërbim të vendit duke ruajtur qetësinë publike dhe parandaluar krimin e luftën ndaj terrorizmit.

    Në këtë mënyrë sipas Jahjagës, Kosova do të jetë vend i qetë dhe i sigurt.

    E për këtë gjendje të sigurisë në vend, sipas drejtorit të Policisë, Shpend Maxhuni ka mrita ta mëdha edhe presidentja, e cila ka bashkëpunuar dhe përkrahur në vazhdimësi Policinë e Kosovës, duke e paraqitur PK-në si institucion kredibil, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark