Insajderi
Lajme

Jahjaga takohet me Princin Charles

Insajderi
19 March 2016 - 10:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, sapo ka filluar një takim me Princin Charles, i cili mbrëmë arriti për një vizitë në Kosovë.

Sipas agjendës së planifikuar për ardhjen e Princit dhe Dukeshës në Kosovë, të dytë bashkë me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga do të nisin ditën duke marrë pjesë në një ceremoni për të të pagjeturit e luftës.

“Lartmadhëria e Tyre do të vendosin lule në Memorialin e Personave të Pagjetur pranë ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë”, thuhet në agjendën e vizitës së Princit Charles dhe Dukeshës Camilla.

Presidentja Jahjaga ishte pritur muaj më parë nga Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta/Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark