Jahjaga: Qytetarët janë të bashkuar për t’i refuzuar përçarjet e kësaj klase politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga: Qytetarët janë të bashkuar për t’i refuzuar përçarjet e kësaj klase politike

    Insajderi
    17 February 2016 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Mustafa organizuar mbrëmë pritjen zyrtare me rastin e tetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

    Ndonëse opozitarët nuk pranuan të marrin pjesë ishte Jahjaga që me deklaratat e saj kritikoi veprimet e qeveritarëve.

    Jahjaga tha se Kosova ende ka shumë për ndërtuar sistem të mirë të drejtësisë , mirëqenie për qytetarët e saj e punë për të arsimuar gjeneratat e ardhshme.

    “…punë për t’i thënë jo korrupsionit që po monopolizon fuqinë në duart e një pakice që ia mohon qytetarit të Kosovës të drejtën e barabartë për të konkurruar, punuar dhe për të krijuar mirëqenie”, ka thënë presidentja Jahjaga.

    Presidentja ka shtuar se Kosova nuk është e asnjë lideri politik dhe i takon qytetarëve,

    “U takon qytetarëve të saj, të cilët sot janë më të bashkuar se kurrë për t’i refuzuar përçarjet dhe ndasitë e kësaj klase politike, për të kërkuar llogaridhënie, për të këmbëngulur për rend dhe ligj, për t’i dhënë fund degradimit moral dhe korrupsionit”,ka thënë Jahjaga.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark