Insajderi
Sport

Jake Paul padit të gjithë ata që pretenduan se ndeshja e tij me Joshuan ishte e kurdisur

Insajderi
23 December 2025 - 15:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Jake Paul padit të gjithë ata që pretenduan se ndeshja e tij me Joshuan ishte e kurdisur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekipi promovues që qëndron pas ndeshjes Anthony Joshua-Jake Paul do të ndërmarrë veprime ligjore kundër kujtdo që pretendon se lufta ishte e kurdisur.

Konkretisht, Nakisa Bidarian, partnerja në biznes e Paul dhe bashkëthemeluese e kompanisë Most Valuable Promotions, konfirmoi se u punësuan avokatë për t’i dhënë fund pretendimeve të pabaza që u përhapën në internet pas meçit.

Ndërsa akuzat për trukim ndeshjesh kanë ndjekur pothuajse çdo ndeshje që Paul ka zhvilluar, me përjashtim të humbjes së tij ndaj Tommy Fury, kjo është hera e parë që ekipi i tij ka njoftuar veprime konkrete ligjore.

Paul më parë i ka hedhur poshtë akuza të tilla, duke theksuar se manipulimi i ngjarjeve sportive profesionale në Amerikë është një krim federal.

Në një paraqitje si i ftuar në “The Ariel Helëani Shoë” të hënën, Bidarian dha detaje mbi akuzat. Kur u pyet nga prezantuesi nëse performanca e Paul, pavarësisht nokautit të rëndë, ishte e mjaftueshme për të heshtur teoricienët e konspiracionit, Bidarian ishte i qartë: “Jo, jo tamam. Avokatët tanë po ndjekin penalisht në mënyrë aktive një numër njerëzish.”

Ju kujtojmë se në ndeshjen që u zhvillua të premten në Miami, dy herë ish-kampioni i peshave të rënda Joshua e nokautoi brutalisht Paulin në raundin e gjashtë. Në atë rast, ai theu edhe nofullën në dy vende. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark