×
  • Lajme
  • Lajme

    Jakup Krasniqi apelon për ndihmë ndaj gazetarit Sylejman Gashi

    Insajderi
    14 June 2016 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, gazetarët dhe qytetarët që t’i dalin në ndihmë gazetarit Sylejman Gashi, i cili tash e një kohë është në gjendje kome në Amerikë.

    Krasniqi ka kërkuar ndihmë për gazetarin i cili nuk munde të përballojë shpenzimet e mëdha për trajtimet mjekësore.

    “Në shenjë mirënjohje për kontributin e tij për lajmet dhe raportet e shumta që na i solli nga SHBA-të për Kosovën, për raportet që i dha nga Amerika për delegacionet e shumta qeveritare, meriton një përkujdesje tjetër nga këto institucione”, ka thënë Krasniqi.

    Ai ka kërkuar që sidomos televizioni publik, aty ku punon gazetari, dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, t’i dalin në ndihmë atij.

    “Por përkujdesën kryesor e meriton nga Televizioni publik dhe një mbështetje më të fuqishme nga AGPK-ja, pasi nevoja për mbështetje e solidaritet shoqëror e njerëzor, mund t’i duhet secilit nga ne, në secilën ditë të vitit.  Në gjendjen shëndetësore në të cilën gjendet punëtori shumëvjeçar i RTK-së, më se paku ajo që duhet ta bënë kjo e fundit do të duhej të ishte, hapja e një llogarie rrjedhëse humanitare për të ndihmuar raportuesin nga SHBA-të, Sylejman Gashin. Nëse ketë nuk e bënë RTK-ja, atëherë llogarinë le ta hapë familja, ndërsa RTK-ja le ta bënte njoftimin e përditshëm”./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    09 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark