Jakup Krasniqi kërkon të ndalet dialogu me Serbinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Jakup Krasniqi kërkon të ndalet dialogu me Serbinë

    Insajderi
    11 December 2016 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shkruar për dialogun Prishtinë-Beograd. Krasniqi ka thënë se personat që udhëhoqën dialogun nuk e mbrojtën Kosovën por vetveten, prandaj sipas tij ndërprerja e bisedimeve është hap i domosdoshëm.

    “Muri ndarës, është alarmi i fundit, kambanë e fundit se Kosova po shkon drejtë ndarjes”, ka thënë Krasniqi.

    Ish-kreu i Kuvendit në një shkrim të gjatë drejtuar medieve ka thënë se personat që udhëheqin dialogun në Bruksel mbrojnë vetveten, prandaj ata duhet t’i dorëzojnë te bashkëpartiakët e tyre pozitat shtetërore që mbajnë, pasi ata janë të shantazhuar nga drejtësia vendore e ndërkombëtare.

    Krasniqi druan se mbase ata janë të shantazhuar edhe nga Beogradi.

    “Këta “përfaqësues” të padenjë duhet ta dinë, ta kuptojnë dhe të reflektojnë esëll se dorëheqja e tyre është shpëtimi i Republikës nga degradimet e mëtejme të politikës sonë në raport me BE-në, veçanërisht por edhe me Perëndimin përgjithësisht. Sepse, mbi të gjitha, do të shpëtojë shteti ynë dhe proceset politike që po zhvillohen në Kosovë dhe për Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark