×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Jam betuar në Kushtetutë e në Ungjillin e Miroslavit, s’e njohë pavarësinë e Kosovës”

    Insajderi
    11 March 2023 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic në një tubim me qytetarë serbë ka folur për dialogun me Kosovën dhe marrëveshjen e mundshme.

    Ai ka thënë se s’do të nënshkruajë njohjen e Kosovës dhe sipas tij “s’do të ketë njohje as de facto e as de jure”.

    “Unë e di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Mirlsoavit. Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta nënshkruajmë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Vucic.

    Vuçiq ka shtuar se pozita e Serbisë është shumë e vështirë aktualisht.

    “Situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit, vetëm disa prej nesh bëjnë sikur nuk e shohin se sa e vështirë është pozita e Serbisë”, ka thënë presidenti serb

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark