Insajderi
Show

“Jam e shokuar”, Festa Qoqaj shpërthen ndaj Përparim Ramës, Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit

Insajderi
13 November 2025 - 16:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Jam e shokuar”, Festa Qoqaj shpërthen ndaj Përparim Ramës, Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Influencerja e njohur, Festa Qoqaj, ka reaguar me zemërim dhe indinjatë pas rastit të rëndë që ka tronditur sot Prishtinën, ku disa qenushë janë gjetur të mbytur brutalisht, me gjurmë gjaku në rrugë.

Përmes një sërë postimesh në Instagram Story, Festa ka shprehur tronditjen e saj të thellë dhe ka ngritur zërin kundër mungesës së zbatimit të ligjit në Kosovë, duke iu drejtuar drejtpërdrejt figurave më të larta politike të vendit.

“A ka me pas shtet edhe ligj që i dënon kto raste najherë? Jam e shokume qysh njerzt e tille sillen t’lirë edhe vazhdojnë me bo akte të tilla se e dijnë që si gjen sen”, ka shkruar ajo.

Festa i ka bërë një thirrje publike dhe urgjente Kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, që të ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj këtyre ngjarjeve tronditëse.

Përveç kreut të Komunës, Qoqaj ka etiketuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin Albin Kurti, duke kërkuar që ky akt brutal të mos kalojë pa u trajtuar dhe që shteti të ndërmarrë hapa konkretë për dënimin e autorëve dhe parandalimin e rasteve të tilla në të ardhmen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark