Ylli i klubit të Barcelonës, Lamine Yamal, i cili është edhe pjesë e Kombëtares së Spanjës, ka reaguar pas thirrjeve raciste të tifozëve spanjollë “kush nuk kërcen është mysliman”.
Yamal ka thënë se ndihet krenar që i përket besimit islam, duke shtuar se futbolli është për ta shijuar dhe jo për t’i ofenduar bindjet fetare të të tjerëve, sipas gazetarit Fabrizio Romano, shkruan Insajderi.
Deklarata e tij:
“Jam mysliman, Alhamdulilah”.
Dje në stadium u dëgjua brohoritja “kush nuk këndon është mysliman”. E di që ishte drejtuar ekipit rival dhe nuk ishte diçka kundër meje – por si mysliman, nuk pushon së qeni mungesë respekti dhe diçka e patolerueshme”.
E kuptoj që jo të gjithë tifozët janë kështu… por për ata që këndojnë këso gjëra: përdorimi i një feje si shaka në stadium të bën të dukesh si injorant dhe racist”.
Futbolli është për ta shijuar dhe për të brohoritur, jo për të mos respektuar njerëzit për atë që janë ose për atë që besojnë”.
Megjithatë, faleminderit atyre që erdhën për të na brohoritur, shihemi në Kupën e Botës. /Insajderi.org/