Insajderi
Insporti

“Jam rikthyer në shtëpi”, Mourinho prezantohet si trajner i Real Madridit

Insajderi
18 August 2026 - 14:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Jam rikthyer në shtëpi”, Mourinho prezantohet si trajner i Real Madridit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi e ka prezantuar zyrtarisht portugezin José Mourinho si trajnerin e ri të skuadrës, në një ceremoni të pazakontë të zhvilluar me dyer të mbyllura.

Publiku ka mundur ta ndjekë prezantimin vetëm përmes disa imazheve të transmetuara nga kanali zyrtar i Real Madridit.

“Jam rikthyer në shtëpi”, ka thënë Mourinho, teksa qëndronte përkrah presidentit Florentino Pérez, duke nënshkruar kontratën e tij dhe duke pozuar për një fotografi me fanellën ku ishte i shkruar emri i tij, përcjell “Gazeta Express”.

Ky është prezantimi i parë në një verë që i ka sjellë gjashtë lojtarë të rinj në klub, përveç trajnerit Mourinho.

Çdo ardhje e re do ta ndjekë të njëjtin skenar. Ceremonitë do të zhvillohen me dyer të mbyllura, pa tifozë dhe pa media, ndërsa në sallë do të jenë vetëm zyrtarët e klubit dhe personat e afërt me të sapoardhurin.

Këto ceremoni do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Të mërkurën është planifikuar prezantimi i lojtarit të parë, ndërsa Mourinho do ta zhvillojë konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i Real Madridit të premten.

Më pas, ai do të udhëtojë drejt Barcelonës, ku do ta zhvillojë ndeshjen e tij të parë në kampionat kundër Espanyolit të shtunën.

Mourinho ka nënshkruar kontratë me Real Madridin për tri sezone, deri më 30 qershor 2029.

Prezantimi i trajnerit u zhvillua në ambientet e Real Madrid City, ku Florentino Pérez e mirëpriti Mourinhon.

Pas nënshkrimit të kontratës, Mourinho mori një kopje të stadiumit të Real Madridit, një orë dhe një fanellë me emrin e tij.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i nderit i klubit, José Martínez Pirri, sipas njoftimit të shkurtër të publikuar në faqen zyrtare të klubit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark