James Rodriguez rikthehet në Madrid – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    James Rodriguez rikthehet në Madrid

    Insajderi
    26 August 2024 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kolumbiani James Rodriguez është kthyer që të luaj në elitën e futbollit spanjoll.

    Të hënën skuadra e Rayo Vallecanos ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për ta transferuar Rodriguezin. 

    33-vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin spanjoll. 

    “Vallecano dhe Rodriguez kanë arritur marrëveshje dhe mesfushori i bashkohet skuadrës sonë. Kolumbiani i bashkohet radhëve të Rayos pasi u zgjodh lojtari më i mirë i Kupës së Amerikës. James përfaqëson vlerat e klubit”, ka njoftuar Rayo Vallecano. 

    Rodriguez së fundmi ishte pjesë e skuadrës nga Brazili, Sao Paulo.

    Karrierë ka bërë edhe te Olympiacosi, Al-Rayyani, Evertoni, Real Madridi, Bayern Muencheni, Monaco, Porto, Banfieldi dhe Envigado.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark