×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Janë diku rreth 15 mijë bullgarë në tërë vendin”, organizata që lobon për zyrtarizmin e bullgarëve si komunitet në Kosovë

    Insajderi
    24 February 2023 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka katër vjet që kjo zyrë është hapur në fshatin Kërstëq të Epërm në Dragash.

    Funksioni i saj nuk është shumë i qartë, megjithatë, T7 mëson se ajo është hapur nga një organizatë e quajtur “Bullgarët e Bashkuar”.

    Atë e udhëheq Rasmin Haza, së bashku me babain e tij Murto Hamzën dhe vëllain, Xhemajl Hamzën.

    Këta të fundit që nga viti 2019 avokojnë për njohjen e bullgarëve si komunitet zyrtar në Kosovë.

    Në ditën kur televizioni ishte në fshatin Kërstëq të Epërm, fqinjët e tyre të cilët nuk pranuan të flasin para kamerës, ekipit i thanë se të tre ndodhen në Beograd.

    Kurse, kushëriri i tyre, Uzair Hamza i cili është edhe shefi i zyrës për komunitete në Dragash, për T7 ka konfirmuar aktivitetin e tyre.

    Atë që dua ta potencoj, është se si shef i zyrës për komunitete kam theksuar se në bazë të të dhënave zyrtare nga regjistrimi i fundit i popullsisë i vitit 2011-të, në Dragash bullgarët nuk ekzistojnë në statistikat e regjistrimit. Është e rëndësishme që njerëzit të regjistrohen ashtu si e ndjejnë veten nuk ka asgjë të keqe, sipas statistikave në Kosovë janë rreth 15 mijë bullgarë të shpërndarë në 20 fshatra të Prizrenit, 19 fshatra të Rahovecit dhe Shtërpcës“, tha ai.

    Për njohjen e bullgarëve si pakicë etnike, është biseduar edhe në takimin e fundit mes presidentes Vjosa Osmani dhe holomologes së saj bullgare, Iliana Iotova.

    Madje, Iotova thotë se ka marrë mbështetje se bullgarët do ta kenë një vend të rezervuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së saj.

    Por, këtë nuk e kanë konfirmuar nga Zyra e Prisedentës Osmani, pavarësisht pyetjeve të televizionit.

    Megjithatë, këtë bisedë e ka konfirmuar Hamza.

    Në anën tjetër, Policia Rajonale në Prizren ka ka konfirmuar se nuk e kanë hetuar asnjëherë veprimtarinë e organizatës “Bullgarët e Bashkuar”.

    Në Kushtetutën e Kosovës, zyrtarisht si pakica etnike njihen serbët, turqit, boshnjakët, goranët, romët, egjiptianët, ashkalitë, malazezës dhe kroatët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark