Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë thotë se janë gjetur trupat e katër alpinistëve të jashtëm në malin Ushba, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi.
Autoritetet nuk i kanë publikuar menjëherë emrat e alpinistëve të vdekur, por thanë se janë dy shtetas izraelit, një rus dhe një estonez.
Ekipet e shpëtimit, të cilat i gjetën trupat e alpinistëve dje herët në mëngjes, i kanë ngarkuar ata në helikopter dhe i kanë dërguar në kryeqytetin Tbilisi.
Zyrtarë të qeverisë lokale në Mestia thanë se autoritetet konsiderojnë se alpinistët janë rrëzuar në një humnerë dhe kanë vdekur menjëherë./rel.