Historia e tyre e dashurisë lindi brenda në program me pëlqim të ndërsjellë dhe u finalizua jashtë me një lidhje, që tashmë është konsoliduar.
Prej kohësh Melisa dhe Andi kanë nisur edhe bashkëjetesën dhe deri më tani duken shumë të lumtur bashkë. Ata i shohim kudo vetëm me njëri-tjetrin dhe madje këto kohë është vënë re se janë shkëputur disi nga jeta publike.
Në lidhje me këtë shkëputje nga jeta publike, Andi tha se “Kemi gjetur rehat për momentin dhe thjesht po e shijojmë. Nuk ma ka mbledhur Melisa. Ne kemi një lloj bashkëbisedimi me njëri-tjetrin, vlen totalisht fjala marrëdhënie që do të thotë merr dhe jep, ne e kemi totalisht të zotëruar dhe për këtë arsye shkojmë shumë mirë. Normalisht si çdo marrëdhënie kemi ato tonat që një herë më ngrihen nervat mua një herë Melisës, por pak rëndësi ka”.