Grupi amerikan i rokut, Jane’s Addiction, i ka anuluar datat e mbetura të turneut, disa ditë pas një përleshjeje në skenë në Boston, ka raportuar BBC.
Të premten mbrëma (13 shtator), grupi që vjen nga Los Angeles ndërpreu koncertin pasi kreu i ekipit, Perry Farrell, goditi kitaristin David Navarro. Në një deklaratë të hënën, grupi i muzikës rok tha se mori këtë vendim të vështirë “për të marrë pak kohë si grup”.
Biletat e blera do t’iu rimbursohen fansave në pikat e shitjes për datat e anuluara.
Grupit i kishin mbetur edhe 12 koncerte në tërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pamjet shfaqën momentin kur 65-vjeçari Farrell i bërtiti Navarros, 57-vjeçar dhe e qëlloi me grusht, para se të ndalohej nga stafi dhe të largohej nga skena.
Sipas gruas në Farrell, ai kishte pasur tension dhe armiqësi me anëtarët e grupit. Grupi është i përbërë nga Farrell, Navarro, Stephen Perkins dhe Eric Avery.
Së fundmi, ata u bashkuan pas më shumë se një dekade. Hitet e tyre janë “Just Why”, “Been Caught Stealing” dhe “True Nature”.