×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Japonia do të ndihmojë me një miliard dollarë refugjatët ukrainas

    Insajderi
    11 May 2023 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Japonia do të zbulojë një plan prej një miliard dollarësh më vonë gjatë ditës së sotme për të ndihmuar vendet përreth Ukrainës të pranojnë refugjatët, tha ministri i Financave Shunichi Suzuki.

    Financimi do të sigurohet nëpërmjet Bankës Shtetërore Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila zakonisht ofron ndihmë në formën e huadhënies, garancive dhe investimeve të kapitalit.

    Suzuki e bëri njoftimin teksa mbërriti në Niigata, në veri të Tokios, për të kryesuar një takim tre-ditor të liderëve financiarë nga vendet e përparuara të Grupit të Shtatë.

    G7 do të debatojë gjithashtu se si të parandalojë Rusinë që të anashkalojë sanksionet e vendosura pas pushtimit të saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark