×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Japonia në hall nga rënia e çmimit të naftës

    Insajderi
    30 January 2016 - 18:32

    Banka e Japonisë në Tokio ka njoftuar se do të zbatojë një normë interesi negative, teksa rënia e çmimeve të naftës ka penguar përpjekjet nxitëse të bankës.

    Duke filluar nga 16 shkurti, banka qendrore japoneze do të zbatojë një normë interesi minus 0.1 për qind për llogaritë rrjedhëse të institucioneve financiare.

    “Në mbledhjen e politikave monetare të mbajtur sot, ne vendosëm me shumicë votash për të shpallur Lehtësimin monetar sasior dhe cilësor me një normë negative interesi, për të arritur objektivin e stabilitetit të çmimeve prej 2 për qind sa më shpejt të jetë e mundshme”, tha Guvernatori i Bankës së Japonisë Haruhiko Kuroda.

    Bordi i politikave i Bankës së Japonisë gjithashtu vendosi të shtyjë objektivin lidhur me inflacionin në gjysmën e parë të vitit fiskal 2017 dhe ta ulë me 0.8 për qind për këtë vit.

    Lidhur me rezervën monetare të bankës, ajo do të vazhdojë të rritet me një ritëm vjetor prej rreth 80 trilion jenë (rreth 700 miliardë dollarë amerikanë).

    Kjo është hera e parë që ekonomia e tretë për nga madhësia në botë miraton një normë negative interesi raporton Insajderi.com

    Ndërsa vendimi i Bankës së Japonisë pason publikimin e të dhënave ekonomike nga qeveria sot në mëngjes, që tregojnë një perspektivë të zymtë për ekonominë japoneze.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark