Po vazhdon shpërndarja e qortimeve në Jarinjë.
Një serb, i cili voziste autoambulancën tha se qortimin të cilin e ka marrë do ta lexojë në shtëpi.
“Nuk e kam lexuar, do ta lexoj kur të shkoj në shtëpi” – tha ai.
I pyetur se a do ta regjistrojë veturën me targa RKS, ai theksoi se nuk është vetura e tij.
Ndërsa, lidhur me atë se a do ta bëjë një gjë të tillë institucioni shëndetësor ku punon si vozitës ai u përgjigj :A”të duhet ta dijë Vuçiqi dhe Kurti”.
Videon mund ta gjeni të bashkangjitur mëposhtë:
Jarinje: Qortohet edhe shoferi i autoambulancës pic.twitter.com/Ht2R7OGRV3
— Gazeta Insajderi (@GazetaInsajderi) November 1, 2022