Jasharaj: Kemi kohë deri tek 1 shtatori – Qeveria le të mendojë, të mos kërcënojë! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Jasharaj: Kemi kohë deri tek 1 shtatori – Qeveria le të mendojë, të mos kërcënojë!

    Insajderi
    29 August 2022 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Këshillit Grevist njëherit kryetari i SBASHK-ut,  Rrahman Jasharaj është shprehur i bindur se ‘kërcënimet’ e qeverisë nuk i zprapsin ata.

    Jasharaj në intervistë për Gazetën Insajderi ka deklaruar se Qeveria Kurti, ka kohë të mendoj edhe tri ditë për t’i dhënë epilog kësaj çështje.

    “Kemi kohë deri tek 1 shtatori, greva do të vazhdojë por nëse qeveria ulet dhe fillon me zgjedhjen e kërkesave tona, atëherë situatë do të jetë shumë më e qetë, dhe shumë më lehtë do të arrijmë marrëveshje për kërkesa tjera”, tha Jasharaj për Insajderin.

    “Kemi bërë shumë hapa angazhime ndërsa qeveria deri në këto momente që po flas nuk ka treguar se ka vullnet e të shkojë drejt zgjidhjes”, u shpreh ai.  

    Ndërkohë, kreu i SBASHK-ut ka deklaruar se nëse qeverisë iu dhimbsen fëmijët, le ta dëshmoje të mos kërcënojë.

    “Kemi bërë 9 muaj rrugëtim për t’i ikur grevës, ndërkohë qeveria ska bërë asgjë”, tha ai.

    Kërkesë kryesore e grevistëve është që punëtorëve të sektorit publik t’u ndahen nga 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për Paga, kërkesë e cila nuk po mirëpritet nga qeveria aktuale.

    Intervista e plotë me Jasharajn:

    *Shënim – Intervista është realizuar para konferencës së sotme të ministrit të Financave, Hekuran Murati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark