Jasharaj: Në mënyrë figurative i jam gëzuar video-incizimeve të Kusari-Lilës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jasharaj: Në mënyrë figurative i jam gëzuar video-incizimeve të Kusari-Lilës

    Insajderi
    14 July 2023 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj i ka komentuar audio0incizimet publikuara të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësues të Listës Serbe.

    Jasharaj i tha Ekonomia Online se në mënyrë figurative edhe është gëzuar që është bërë ky publik, ngase siç thotë ai ka qenë njeriu më i fyer e i shantazhuar nga partia në pushtet.

    Sipas tij përgjimet e dëshmuan se ata që i akuzonin të gjithë për bashkëpunim me Serbinë e Rusinë po e bënin një gjë të tillë vet.

    Ai shton se po të ishte bërë komunikimi i hapur e në parin të medieve nuk do të ishte gjykuar, por që kjo ka ndodhur fshehtas e madje edhe janë fyer personalitetet në vend.

    “Edhe pse nuk është situatë për t’u gëzuar, në mënyrë figurative po e them jam gëzuar si person ngase në një kohë të caktuar siç e dini kam qenë njëri i fyer, i shantazhuar, ofenduar e i lënduar pikërisht pse po e bënim një grevë në emër të anëtarësisë. Oponentë dhe njerëz shumë të afërt me Kurtin me kishin etiketuar në mënyra më të liga të mundura, pastaj kërkoi falje. Ishte Elvis Hoxha që u mundua të nxjerrë lajm që kinse unë paskam qenë dikur në një parti famkeqe të kryekriminelit të Ballkanit. Ishte momenti më i rëndë në jetën time dhe nëse të gjitha do t’ia falë VV-së, atij individi nuk do t’ia falë kurrë, këtë nuk e them se do t’i hakmerrem por në jetën time, mbetet personi më i ligë në botë”.

    “Këto përgjime tregojnë diçka tjetër dhe pikërisht që neve na quanin se po e pengojmë Qeverinë Kurti se qenkemi të lidhur me Serbinë e me Rusinë, se qenkemi pjesë e ndonjë grupi të organizuar kriminal e që ishin shpifje dhe tash doli një e vërtetë që pikërisht partia në pushtet paska mbajtur biseda të fshehura dhe duke i parë këto incizime po dalin gjëra që partia në pushtet që ka komunikim të fshehtë por edhe po ofendon figura”.

    “Po kjo po dëshmon që kishte, po të kishte komunikim të hapur, askush nuk do të reagonte e që të bëhej në mënyrë zyrtare e para medieve sepse zonja Kusari-Lila si shefe e GP të VV-së mbase e ka obligim që të flasë me partitë që janë kundër Kosovës dhe partitë tjera por gjëra që bëhen tinëz nuk janë të mira dhe vetë komunikimi dhe atë që e thotë zonja Kusari-Lila janë të rënda për Kosovën dhe tash partia në pushtet e kam bindjen që së paku në heshtje të kërkojë falje ndaj neve që na atakuan sepse u munduan që neve para publikut të na vejnë në një pozicion se kinse jemi kundër Kosovës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark