×
  • Lajme
  • Lajme

    Jasharaj paralajmëron protestë me 1 Maj- Ka një mesazh për Qeverinë Kurti: Uroj që të mos e kenë harruar vitin 2022

    Insajderi
    28 April 2024 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka kritikuar ministren e Arsimit për mosgatishmërinë për t’u takuar me sindikalistët.

    “Ministre Nagavci pas grevës së shtatorit 2022 SBASHK të dërgoi kërkesa e kërkesa që të takoheshim e të bashkëbisedonim lidhur me gjendjen akuale në arsim dhe për kërkesat e të punësuarve, që nga çerdhet e deri në universitete, por ti e mbaje inatin e grevës”, ka shkruar Jasharaj.

    I pari i SBASHK-ut thotë se përderisa shkresat e tyre për takim mbaheshin në sirtarë, Nagavci kishte aktivitete të shumë e takime me “të tjerë”.

    “Ti para pak ditësh duke iu përgjigjur medieve deklarove se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK-un e me të tjerët në shërbim të arsimit dhe ne të nisem prapë një kërkesë më 22 prill duke menduar se ju dhe Qeveria keni ndryshuar qasje ndaj sindikatave dhe dialogut, por përgjigja nga Kabineti yt mungoi”.

    “Më 25 prill ta dërguam edhe një shkresë dhe të informuam për protestën e 1 majit dhe t’i dërguam edhe të gjitha kërkesat legjitime të anëtarësisë, të cilat edhe mediat e nderuara i publikuan”.

    Jasharaj thotë se Kryeministri po e pengon Nagavcin të takohet me sindikalistët e arsimit.

    “Ti Ministre vazhdove me qasjen e njëjtë dhe me heshtjen dhe u ik ende takimeve me ne, por tregoje të vërtetën para medieve. Ne e dimë se ke urdhër nga Kryeministri, dhe jo vetëm ti, që të mos takoheni me sindikatat dhe duhet të merrni leje nga ai e ndokush tjetër, se kur e me këtë të takoheni, por të lutemi mos deklaro para medieve se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK e me të tjerët sepse kjo nuk është e vërtetë”, ka përfunduar Jasharaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark