Pas ndarjes nga Andi, Jasmina kishte pranuar se ka filluar një lidhje të re.
Ajo sqaroi se gjatë pushimeve verore ka qenë me të dashurin dhe njerëz të tjerë, ndërsa theksoi se nuk do ta bëj publik partnerin dhe se në Instagram nuk do ta postojë kurrë.
Mirëpo, duket se lidhja e tyre ka përfunduar shumë shpejt. Kështu po interpretohet një status i postuar nga ajo në Instastory.
“Më mirë vetëm se me lloj e soje që mban bota!”- ka shkruar ajo në një foto të publikuar, të cilën duket se ja ka dedikuar ish-të dashurit.