Java e humbur e gjysmëvjetorit të dytë, të vitit shkollor 2016/2017, do të kompensohet ka njoftuar Ministria e Arsimit.
“Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës sot ka filluar gjysmëvjetori i dytë me një javë humbje dhe se Ministria e Arsimit do të bëjë planin e kompensimit të kësaj vonese për shkak të situatës klimatike dhe rreziqeve nga gripi”, thuhet në njoftim, raporton Insajderi.
Ndër tjerash kjo ministri ka bërë të ditur se këto ditë do të vendosin edhe një sistem të stimuluar të mësimdhënësve përmes pagave.
Ministri, Arsim Bajrami, sot së bashku me drejtoren e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinës, Arbërie Nagavci, me rastin e fillimit të këtij gjysmëvjetori, kanë vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët, “Iliria”, në Prishtinë. /Insajderi.com