Java e modës në Kinë, shfaqja e modeleve pa audiencë për shkak të Covid-19 - Insajderi
×
LifeStyle

Java e modës në Kinë, shfaqja e modeleve pa audiencë për shkak të Covid-19

Insajderi
06 May 2020 - 15:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Efekte dritash, muzikë ritmike, modele që ecin në pasarelë, gjithçka duket dhe tingëllon si një shfaqje normale në periudhë pandemie, përveç një ndryshimi të madh, nuk ka audiencë.

Kjo është pamja e re e shfaqjeve të Javës së Modës në Kinë Vjeshtë / Dimër 2020, të cilat u shtynë nga Marsi deri në maj për shkak të shqetësimeve në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Me dhjetëra marka janë planifikuar të transmetojnë shfaqjet e plota të modës në faqen më të madhe luksoze të Kinës e-commerce, Secoo, ku në përgjithësi në një javë marrin pjesë mbi 170 marka. Disa janë shfaqje të paracaktuara, ku të interesuarit mund të marrin pjesë në shitjet live gjatë transmetimit nga 1-7 maj, dhe të komunikojnë me stilistët për të bërë porosi.

“Jam shumë i entuziazmuar. Në fund ne prezantuam koleksionin tonë të ri ashtu siç dëshirojmë, edhe pse ndiej pak keqardhje sepse nuk ka audiencë”, tha stilistja Liu Lu pas prezantimit të koleksionit.

Ajo tha se fillimisht ishte e shqetësuar se do të humbte mundësinë për t’u paraqitur në Javën e Modës, kur virusi filloi të përhapej në Kinë në fillim të vitit.

Një stilist tjetër, Zhou Li, 55 vjeç, tha se epidemia e koronavirusit ka ndryshuar të gjitha idetë dhe planet e tij origjinale për shfaqjen, dhe stafi i tij ka punuar gjatë gjithë kohës për të ndryshuar dizajnin dhe veshjen që nga janari.

“Janë dy seri veshjesh që kam ideuar këtë vit. Në serinë e parë, unë shpresoj se bota do të mbetet e bukur dhe paqësore. Edhe pse jetojmë në vende të ndryshme, jetojmë nën të njëjtin qiell. Të gjithë duhet të jenë së bashku, përfshirë Kinën, Japoninë, Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Në serinë e dytë, përfshij të gjitha dëshirat e mia më të mira.”

Koleksioni i tij përfshin copa me piktura të lashta të peizazheve kineze, imazhin e malit japonez Koya dhe një mal në Itali. Zhou tha se ai dëshiron që veshjet të pasqyrojnë besimin e tij të fortë se njerëzit do ta fitojnë së bashku këtë betejë kundër virusit.

“Unë përdor shumë ngjyra të kuqe në modelet e mia sepse shpresoj që së shpejti epidemia do të kalojë dhe bota do të jetë më mirë”, tha ai. Stilisti gjithashtu krijoi maska mëndafshi të qëndisura me një profil orkide dhe karaktere kineze që nënkuptojnë fat të mirë.

Stilisti ka ideuar edhe maskat mbrojtëse, si aksesorin më të domosdoshëm.

“Në fakt ajo që unë jam duke u përpjekur të them me këtë maskë është se Kina kishte maska edhe 7000 vjet më parë. Në të kaluarën e largët, quhej “Ping Mian. Po mundohem të promovoj kulturën tonë. Pasi dhurova shumë maska, mendova, “çfarë duhet të bëjmë kur të vijë vera? Çfarë duhet të bëjnë gratë nëse duan të jenë të bukura? Këtë ide kam pasuur dhe krijova një maskë të tillë.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark