Insajderi
Botë

Trump – Princeshës së Uellsit: Je kaq e bukur

Insajderi
17 September 2025 - 17:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump – Princeshës së Uellsit: Je kaq e bukur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Princi William dhe gruaja e tij Kate, Princesha e Uellsit, përshëndetën presidentin amerikan Donald Trump dhe gruan e tij, Zonjën e Parë Melania Trump, ndërsa ata mbërritën në Kështjellën Windsor të mërkurën.

Pas zbritjes së tyre nga Air Force One, çifti amerikan shtrëngoi duart me familjen mbretërore, ku Trump pati mundësinë ta përshëndettë personalisht Katen – të cilën e pa për herë të fundit në vitin 2018. Ndërsa iu drejtua princeshës, ai tha: “Je kaq e bukur, kaq e bukur”, sipas raportimeve “The Independent”.

Trump është udhëheqësi i parë politik i zgjedhur në kohët moderne që pritet dy herë nga një monark britanik, pasi është pritur tashmë nga gjyshja e William, Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, në vitin 2019.

Mbretëria e Bashkuar pret Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump për ditën e dytë të vizitës shtetërore

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e k


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark