Vajza e re në Përputhen, Alvisa, përveç se tërhoqi vëmendjen e djemve shkaktoi edhe debat të fortë mes tyre.
Pasi Alvisa u prezantua, ajo zgjodhi Taulantin në një takim 4-minutësh. Por ky i fundit u pa shumë i emocionuar dhe nuk dha shumë nga vetja.
Ndërkohë Argjendi komentoi takimin e tyre duke thënë: “Alvisës i duhet një mashkull më burrë, të kisha qenë unë…”.
Kjo shkaktoi debat ku mikrofonin e mori një prej djemve që iu kundërpërgjigj Argjendit: “Ti Argjend, je shumë i mirë, shumë i bukur, të isha gej do lidhesha me ty, por që mos ul tjetrin për të ngritur veten”.