Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jehona Sopi, dje festoi ditëlindjen e 40-të.
Me këtë rast, ajo mbrëmjen e rezervoi për të festuar bashkë me shoqet dhe koleget e saj, të cilat janë emra të njohur për publikun.
Në mesin e të ftuarave ishin Nora Istrefi, Leonora Jakupi, si dhe Anita dhe Lola Haradinaj.
Në rrjete sociale, ato kanë publikuar fotografi e video të shumta nga kjo ndejë, ku atmosfera ishte në maksimum.
Në një ndejë ku marrin pjesë këngëtaret, natyrisht që nuk mungon muzika, me këtë rast këngës ia tha Leonora si dhe vet Jeohona.
Për këngëtaren nuk kanë munguar dhuratat e urimet e shumta, ajo pozoi me një tortë të cilën ia bënë dhuratë të ftuarat e saj.
Ato festuan deri në orët e vona, ndërsa secila prej tyre dukeshin tejet elegante, në pamjet që i sollën në rrjete sociale.