×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Jemi gay, jemi knej” – protesta nga LGBTI pasi nuk u votua ndryshimi i Kodit Civil  

    Insajderi
    17 March 2022 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me mbishkrimin “Homofob s’ki vend në kuvend”, është mbajtur protesta nga komuniteti LGBTI pranë Kuvendit të Kosovës, të cilët e kanë kundërshtuar mos-votimin e ligjit për ndryshim në Kodin Civil, i cili parashihte edhe martesat mes të njejtës gjini.

    Ata kanë cilësuar parlamentin si institucion në të cilën duhet të veprohet sipas kushtetutës dhe jo sipas preferencave përsonale.

    Sipas tyre është obligative për Republikën e Kosovës të pranohen të gjitha komunitet në mënyrë të barabartë pa dallime.

    Aktivistët e kësaj organizate janë kundër disa mendimeve të deputetetëve dhe kerkojnë te jenë më të kujdesshëm në deklaratat që prekin këtë kategori.

    Por mendim te njejtë nuk kanë qytetarët të cilët e kanë mbështetur vendimin e parlamentarëve.

    Me një numër të konsiderueshëm të pranishmëve dhe me parulla në duar, protestuesit kërkuan që komuniteti LGBTI të pranohet në shoqëri, me moton “jemi gay, jemi knej”. /Insajderi/

    Për më gjerësisht shikojeni videon e bashkangjitur:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark