×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Jemi më të rrezikuarit nga vërshimet”- Kryetari i Klinës flet për Insajderin

    Insajderi
    23 January 2023 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të enjtën që lamë pas, disa komuna të Kosovës u vërshuan. Skënderaj, Istogu, Klina e Mitrovica pësuan dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht nuk ka asnjë jetë të humbur.

    Në komunën e Klinës shumë familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

    Pas vërshimeve, atyre iu janë dëmtuar shtëpitë e pronat.

    Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj i ka thënë Insajderit se ende nuk e dinë vlerën e dëmeve të shkaktuara, por që vlerësimi është duke u bërë.

    “Vlerësimi i dëmeve materiale të shkaktuara në pronat private dhe publike në komunën tonë ka filluar të bëhet”, ka thënë Elezaj.

    Sipas tij, rreth 1 mijë familje janë evakuuar nga vendbanimet e tyre.

    Elezaj ka theksuar se ekziston rreziku që Klina të vërshohet përsëri gjatë ditëve në vazhdom.

    “Aktualisht niveli i lumenjëve nuk është i lartë. Por, nëse reshjet vazhdojnë për shkak të konfigurimit dhe numrit të madh të lumenjëve që derdhën, qyteti jonë është më i rrezikuari në vend”, është shprehur Elezaj.

    Komunat e përmbytura i ka vizituar edhe kryeministri, Albin Kurti. Ndërkohë, pritet që Qeveria e Kosovës të ndajë mjete për rregullimin e dëmeve. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark