Insajderi
Biznes

Jeni në kohë për ta bërë zgjedhjen e duhur, transferoni studimet në UBT

Insajderi
25 September 2019 - 13:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Paralel me mijëra të rinj të cilët janë regjistruar sivjet në UBT, pjesë e UBT-së janë bërë edhe qindra të rinj të tjerë, të cilët gjatë procesit të studimeve janë bindur që në UBT do t’i plotësojnë të gjitha pritshmëritë e tyre për studime cilësore.

Procesi i transferimit të studimeve po ua jep mundësinë e dytë studentëve që të përzgjedhin UBT-në për të rinisur rrugëtimin akademik dhe t’i gëzojnë të gjitha kushtet dhe mundësitë që UBT ua ofron studentëve.

Me procesin e transferimit, studentët e rinj do të kenë mundësi që përmes studimit në UBT të kenë qasje në edukimin më cilësor evropian. Kështu kurrikulat e pasura dhe të ndara në mundësi për përvetësim të aftësive teorike dhe shkathtësive praktike, laboratorët e pajisur me teknologjinë e fundit, mundësia për punë praktike dhe mobilitet, bursat e shumta të studimit, janë vetëm disa nga përparësitë që ua ofron studimi në UBT.

Studentët të cilët duan të transferohen në UBT, fillimisht duhet të plotësojnë formularin për aplikim, me kusht që të kenë të përfunduar së paku një provim nga aty prej ku vinë. Ndërkaq, nga po i njëjti institucion duhet të marrin edhe certifikatën e notave, si dhe me vete duhet të kenë edhe dëftesat dhe diplomën e shkollës së mesme dhe një ekstrakt të lindjes.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e shtet-ndërtimit të Kosovës dhe të lini gjurmë të pashlyeshme në historinë e re të shtetit tonë, kushtojini rëndësi ngritjes tuaj akademike, transferoni studimet në UBT dhe filloni rrugëtimin më të suksesshëm të jetës suaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark