Kryeministri britanik, David Cameron, ka dhënë dorëheqje pas shpalljes së rezultateve të referendumit në të cilin britanikët votuan për shkëputje nga Bashkimi Evropian.
Ai këtë njoftim e ka bërë jashtë zyrës së kryeministrisë, njofton BBC.
Cameron ka qenë përkrahës i fushatës për qëndrim në BE duke thënë se dalja nga ky bllok shtetet rrezikon sigurinë dhe ekonominë e vendit.
Por, 52 për qind e votuesve në referendum votuan pro largimit./Insajderi.com