Kryetari i degës së Nismës për Kosovën në Drenas, Izet Ibrahimi, si dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së kësaj degë, kanë dhënë dorëheqje.
Në një njoftim për media, ata kanë thënë se dorëheqja e tyre vije si kundërshtim i koalicionit që Nisma për Kosovën ka nënshkruar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
“Koalicioni AAK/NISMA vjen si shembje e shpresës se qytetareve për një opozitë të bashkuar e cila do ta ndryshonte qeverisjen në vend, dhe njëkohësisht duke e konsideruar se veprimet pa debat të gjerë me degët dhe nëndegët, dhe nga vendimet e nga dy apo tre persona janë të ngutshme dhe i shërbejnë këtij pushteti, NE nuk dëshirojmë që të bëhemi pjesë e këtyre pazareve”, thuhet në njoftim.
“Duke falënderuar të gjithë aktivistët, strukturat rinore, anëtarët e kryesisë dhe këshillit, dhe gjithë qytetarët e Drenasit në angazhimin e tyre për ndryshim dhe në besimin që i kanë dhënë kryetarit z.Izet Ibrahimit dhe strukturës së iniciativës Qytetare për Drenasin ( me vonë NISMA për Kosovën) , ne ju njoftojmë, se nga sot, pushon aktiviteti në këtë degë dhe shpallët e shpërberë”, thuhet në komunikatë.
Ditë më parë, edhe Xhevat Bislimi, anëtar i kryesisë së Nismës për Kosovën, ka dhënë dorëheqje për të njëjten arsye./Insajderi.com