Jep dorëheqje ministri portugez – kërcënoi gazetarët
Ministri i Kulturës i Portugalisë, Joao Soares, ka dhënë sot dorëheqje, pasi në Facebook kishte kërcënuar se do t’i grushtonte gazetarët që po e kritikojnë atë, raporton agjencia e lajmeve…
Klikoni
Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
“Kam ofruar dorëheqjen time te kryeministri Antonio Costa”, ka shkuar në një deklaratë për agjencinë Lusa, djali i ish-kryeministrit socialist, Marios Soares.
Ndërsa kryeministri Costa u tha gazetarëve në Porto se ai e ka pranuar dorëheqjen e Soaresit dhe se do ta emërojë ditët në vijim pasardhësin e tij.