×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jep dorëheqje zëvendësministri Dukagjin Pupovci

    Insajderi
    24 November 2022 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Dukagjin Pupovci, ka dhënë dorëheqje nga detyra.


    Metro mëson se Pupovci ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, derisa arsyet e dorëheqjes thuhet se janë për shkaqe shëndetësore.

    “Pupovci ka dorëzuar dorëheqjen nga MASHT, me arsye shëndetësore”, ka thënë një burim për Metron brenda MASHT.

    Dorëheqja e tij ende nuk është komentuar as nga vetë Pupovci por as nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

    Pupovci u emërua zëvendësministër i Arsimit në prill të vitit 2021. Ai njihet si njëri ndër ekspertët më të mirë të arsimit. 

    Insajderi ka tentuar të kontaktojë me Pupovcin por i njëjti nuk është përgjigjur deri në publikimin e lajmit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark