Insajderi
Botë

Jep dorëheqjen presidenti rumun

Insajderi
10 February 2025 - 14:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Jep dorëheqjen presidenti rumun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti rumun Klaus Iohannis dha dorëheqjen këtë të hënë përpara zgjedhjeve presidenciale të përsëritura në vend.

Siç raportohet nga Reuters, partitë opozitare në parlamentin rumun kanë planifikuar të nisin procesin e gjyqësor të Iohannis-it, Gjykata e Lartë e Rumanisë kishte vendosur më parë që Iohannis, mandati i të cilit skadoi më 21 dhjetor, duhet të qëndrojë në detyrë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 4 maj.

Gjykata anuloi, përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në dhjetor, rezultatet e raundit të parë dhe njoftoi se i gjithë procesi zgjedhor duhet të përsëritet.

Vendimi i Gjykatës së Lartë erdhi pasi Iohannis deklasifikoi inteligjencën se Rusia kishte zhvilluar një fushatë të koordinuar në internet për të promovuar krahun e djathtë Calin Gheorgheescu, i cili fitoi më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark