Jepuni fund këtyre 4 problemeve të bezdisshme vetëm me pudër bebesh - Insajderi
×
LifeStyle

Jepuni fund këtyre 4 problemeve të bezdisshme vetëm me pudër bebesh

Insajderi
17 June 2020 - 13:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Me siguri edhe ju jeni një prej atyre personave që mendoni se pudra e bebes duhet të gjendet vetëm në një shtëpi ku ka fëmijë, por pasi të lexoni artikullin e mëposhtëm do të ndërroni mendim.

Pudra e bebes mund të bëjë mrekullira të vogla për ju të cilat nuk i kishit çuar në mend më parë, duke filluar që nga përdorimet estetike deri tek proceset e vështira të larjes.

1. Të lodhur nga pamja e qerpikëve tuaj, të cilët edhe pse i lyeni vazhdimisht duken të pajetë? Zgjidhja është shumë e thjeshtë, me ndihmën e një kunji veshi pudrosini gjithë vijën e qimeve dhe më pas lyejini me rimel. Bëjeni këtë veprim dy herë dhe qerpikët tuaj do të duke super të gjatë dhe të dendur.

2. Të kesh flokë të yndyrshëm nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos kur bëhet fjalë për higjienën e tyre. Larja e vazhdueshme nuk është aspak zgjidhje e duhur pasi dëmton sebumin natyral, transmeton Living.al. Për këtë arsye, mjafton t’i pudrosni me pak pudër para se të dilni.

3. Neutralizon aromën e pakëndshme të urinës së kafshëve shtëpiake. Përdoreni në tapete dhe dysheme, thjesht pudrosni vendet problematike, prisni përreth një orë dhe përdorni fshesën me korent. Kështu nuk do të keni më vështirësi apo të mbyllni hundët kur kafsha juaj të bëjë gabime.

4.Ju lehtëson jetën edhe gjatë procesit të depilimit. Aplikoni pudër bebesh përpara se të vendosni dyllin sepse do e ndihmojë të ngjitet më së miri në lëkurë, duke eliminuar edhe qimet më të vogla, heq qelizat e vdekura dhe procesi bëhet më pak i dhimbshëm.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark