×
  • Lajme
  • Insajderi

    Jeta në Siri – ky dyshohet të jetë numri i shqiptarëve që po luftojnë atje

    Insajderi
    26 September 2022 - 14:50

    Rreth 58 luftëtarë shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi dhe Serbia besohet se janë pjesë e grupit të njohur si “Xhemati Alban” në Siri, të cilët po luftojnë kundër regjimit të Qeverisë së Bashar Al-Asadit, shkruan Insajderi.

    Kështu ka thënë për InDoks, eksperti i sigurisë në vend, Bedri Elezi i cili herë-pas-here është në kontakt me këta luftëtarë.

    Nga këta 58 prej tyre 27 besohet se janë me origjinë nga Kosova.

    “Ky grup besohet që kanë dikun rreth 58 luftëtarë shqiptarë të cilët janë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia. Besohet që nga Kosova mund të jenë 27 luftëtarë”, ka konfirmuar eksperti i sigurisë për InDoks.

    Eksperti i sigurisë ka deklaruar se në Idlib edhe tani udhëheqin shqiptarët përveç vendasëve.

    “Sipas informacioneve që neve kemi aktualisht në Idlib po udhëheqin vendasit por që pjesë e komandës së përgjithshme ka edhe shqiptarë sidomos siç e përmendën është në strukturat komanduese të ushtrisë të Idlibit por që në fakt ai nuk është sikur që ishte në të kaluarën udhëheqësi i kësaj zone”, ka thënë ai.

    InDoks ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për ti pyetur rreth këtij grupi, por të njëjtit nuk i janë përgjigjur kërkesës së emisionit.

    Gjatë kësaj interviste për InDoks, Elezi poashtu kujtojë kohën se si u refuzua riatdhesimi i këtyre luftëtarëve e familjeve të tyre në Kosovë.

    “Kryesisht këta luftëtarë kanë familjet e tyre nëse ju kujtohet së bashku kemi biseduar kur ju kishin drejtuar institucioneve të Kosovës për 43 familjarë të cilët kanë qëndruar rreth 2 muaj në kufi për t’i futur në Kosovë, dhe për të njëjtat informacione ne kemi biseduar së bashku madje në atë kohë ky ishte ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ku ju kemi dërguar të gjitha të dhënat e luftëtarëve dhe familjeve sidomos familjeve të cilat dëshironin që të kthehen në Kosovë por që në atë kohë Qeveria e Kosovës kishte dështuar të mundësojë riatdhesimin e tyre”.

    “…përkundër faktit që fillimisht i kishte thënë ata që duhet të jenë afër kufirit me Turqinë, të njëjtit kanë qëndruar rreth 2 muaj afër kufirit të Turqisë, kanë pasur komunikime të rregullta me Policinë e Kosovës me prokurorinë e Kosovës madje ne i kemi ndihmuar që të jenë në kontakte Policisë së Kosovës, drejtorisë kundër terrorit dhe të njëjtit kanë kërkuar që të ju mundësohet kthimi i grave dhe …  ngase në atëkohë situata ishte rënduar në zonën ku operonte Al-Nusra”.

    InDoks | Brenda shqiptarëve në Siri – Dokumentar ekskluziv për grupin e shqiptarëve në Idlib:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark