Jeton rrugëve me qenin e tij, ish-futbollisti i Lazios në gjendje të rëndë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Jeton rrugëve me qenin e tij, ish-futbollisti i Lazios në gjendje të rëndë

    Insajderi
    13 September 2024 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Maurizio Schillaci, kushëriri i të famshmit, Toto Schillaci është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pa kulm mbi kokë.

    Gazetat italiane raportojnë se ish-lojtari i Lazios jeton vetëm me qenin e tij rrugëve të qytetit të Palermos, shkruan Indeksonline

    Schillaci tani është 62-vjeçar në gjendje të rëndë shëndetësore, i varur nga droga dhe që po bredhë rrugëve pa para.

    Si 17-vjeçar ai debutoi me fanellën e Palermos, kurse gjatë karrierës së tij luajti me klubet, si: Lazio, Messina, Rimini dhe Juventus Stabi.

    Në Parma tashmë kërkohet ndihmë për ish-lojtarin e Lazios.

    “Unë do t’i lë të tjerët ta thonë këtë, por ata që më kanë njohur në futboll, e dinë që unë nuk jam mendjemadh”, kishte thënë Maurizio kur u pyet se a ishte më i mirë se Toto, kushëriri i tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark