
Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiç do të kërkojë para nga qeveria e Kosovës për kthimin e 16 familjeve malazeze në Komuën e Gjakovës. Kështu u njoftua pas një takimi që pati Jevtiç, me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale nga Mali i Zi, Boris Mariç.
Ministrat e dyja vendeve kanë folur për përmirësimin e kushteve dhe dokumentacionit për malazezët të cilët ishin zhvendosur nga Kosova gjatë dhe pas luftës.
Në kuadër të iniciativave rajonale do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë për këta persona. Qeveria e Kosovës do të përpiqet që gjatë këtij viti të sigurojë fonde për kthimin e 16 familjeve të komunitetit malazez në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ata u pajtuan të punojnë edhe në fushat e tjera të punës dhe mirëqenies në dyja vendet. /Insajderi.com