×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jo një – dy persona kanë mbetur të plagosur në Podujevë, Policia jep detajet

    Insajderi
    25 October 2022 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë mbetur të plagosur në Podujevë. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

    Borovci shtoi se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor derisa policia po vazhdon me hetimet.

    “Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha ai.

    Ndërkohë të dyshuarit nuk janë arrestuar ende, tha Borovoci.

    “Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, u shpreh Borovci.

    @insajderitv Plagosje në Podujevë, policia ndërhynë me vrap #podujeva #llapi #insajderi #insajderitv ♬ original sound – Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark