Federico Chiesa do të largohet nga Liverpooli vetëm pas gjashtë muajve qëndrim në Anfield.
Italiani ka dështuar plotësisht të përshtatet me futbollin anglez dhe do të largohet nga Liverpooli pa lënë gjurmë.
Sulmuesi anësorë ka zhvilluar vetëm një ndeshje në Ligën Premier dhe në total ka katër paraqitje për The Reds.
Liverpool dhe Napoli kanë hapur bisedimet për huazimin e italianit te lideri aktual i Serie A.
Megjithatë në garë për lojtarin janë futur edhe dy klubet tjera të mëdha italiane si Inter dhe Atalanta.
Lideri aktual i Ligës Preimer, Liverpool është gati ta lejoj huazimin e italianit, por vetëm nëse klubi që do t’i fitojë shërbimet e tij do ta ketë obligimin e blerjes në fund të sezonit për 25 milionë euro.
Interesim për sulmuesin italian ka shfauqr edhe gjiganti spanjoll Atletico Madrid.