Joe Biden: Shtetet e Bashkuara ndjejnë frustrim dërrmues nga qeveria e Izraelit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Joe Biden: Shtetet e Bashkuara ndjejnë frustrim dërrmues nga qeveria e Izraelit

    Insajderi
    19 April 2016 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këto komente përbëjnë, sipas analistëve, një  vërejtje të mprehtë ndaj aleatit më të ngushtë të Amerikës në Lindjen e Mesme.

    Biden, gjatë një fjalimi në një takim të grupit që mbështet Izraelin dhe paqen, “J Street”,  ofroi një panoramë të zymtë për përpjekjet e paqes, duke reflektuar  shpresat e zbehta për progres në këtë drejtim gjatë pjesës së mbetur të mandatit të administratës Obama.

    Edhe pse Biden theksoi se izraelitët dhe palestinezët ndajnë pjesë të barabarta faji për minimin që i kanë bërë besimit dhe për anashkalimin e përgjegjësisë, ai ishte emfatik në kritikat e tij ndaj qeverisë së Netanjahut, duke sugjeruar se qasja e tij ngre “dyshime të thella” sesi Izraeli mund të mbetet njëkohësisht si hebre ashtu edhe demokratik.

    “Besoj fort se veprimet e qeverisë izraelite që janë ndërmarrë gjatë disa viteve të fundit – shtrirja sistematike dhe e vendosur e vendbanimeve, legalizimi i postave të kontrollit, pushtimi i tokës – po na drejtojnë ne, dhe ajo që është më e rëndësishme po drejtojnë Izraelin në drejtimin e gabuar”, tha Biden.

    Ai theksoi se këto politika po e drejtojnë Izraelin drejt një “realiteti të një shteti”, që do të thotë një shtet i vetëm për palestinezët dhe izraelitët në të cilin, me gjasa, hebrenjtë izraelitë nuk do të jenë më shumicë.

    Biden, i cili u takua si me Netanjahun, ashtu edhe me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, tha se u kthyer nga ai udhëtim i shkurajuar rreth perspektivës së paqes.

    Ai tha se ishte detyrimi i Shteteve të Bashkuara për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe “për t’i nxitur ata sa më shumë të jetë e mundur” drejt zgjidhjes përmes krijimit të dy shteteve pavarësisht se “ndjehemi fort të frustruar, ndonjëherë, nga qeveria izraelite.

    “Për momentin, nuk ka vullnet politik dhe këtë e pashë si nga izraelitët ashtu edhe nga palestinezët për të ecur përpara në negociata serioze”, theksoi Biden, shkruan Tesheshi.com.

    Komentet e zëvendëspresidentit për grupin “J Street”, një grup lobues izraelit që në mënyrë të vazhdueshme kritikon Netanjahun, vijnë në një kohë tensioni të lartë për shkak të fushatës presidenciale gjatë së cilës kandidatët janë marrë në shqyrtim disa herë në lidhje me përshtatshmërinë ndaj qëndrimit tradicional të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të Izraelit.

    Në prag të primareve të Nju Jorkut, kandidati demokrat, Bernie Sanders nxiti kundërshti për shkak se deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të barazlarguara nga palët e të mos thonë gjithnjë se Netanjahu ka të drejtë.

    Biden, gjithashtu, veçoi  liderët palestinezë, përfshirë Abazin, se nuk kanë arritur të dënojnë akte specifike të terrorizmit të kryera ndaj izraelitëve, në një referencë ndaj valës shtatëmujore të sulmeve me thika.

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark