Joga kundër plakjes së fytyrës - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Joga kundër plakjes së fytyrës

    Insajderi
    29 September 2021 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ashtuquajtura joga kundër plakjes së fytyrës (Anti-age joga) nxit prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në ekuilibrin e hormoneve të gjëndrave tiroide, që rezulton me përshtatjen e mbarë organizmit

    JOGA PËR FYTYRË:

    Prej 58 muskujve në fytyrë kryesisht përdorim vetëm tetë në gjuhë, e të tjerët zhduken shkaku i mosaktivitetit të tyre. Kjo sjell plakjen e hershme të lëkurës së fytyrës. Ushtrimet për fytyrë mund t’i bëni sa herë t’ju kujtohet, në mbrëmje apo në mëngjes, e ushtrimet e jogës dy herë në javë japin rezultate më të mira.

    KUNDËR VIJAVE HORIZONTALE NË BALLË:

    Majat e gishtërinjve i vendosim në majë të ballit, nën linjën e flokëve. Relaksojmë muskujt e fytyrës dhe me gishtërinj “ngremë” ballin që të relaksohemi. Këtë e përsërisim për dhjetë herë.

    KUNDËR RRUDHAVE VERTIKALE MIDIS VETULLAVE

    Gishtat tregues i vendosim në mes të vetullave. Shtyjmë vetullat me gishtërinjtë tregues nga anash, duke u rezistuar muskujve të ballit.

    PËR FORCIMIN E BALLIT

    Gishtat tregues i vendosim në vetulla. Derisa ngremë lart vetulla, me gishtat tregues i shtyjmë vetullat teposhtë. I mbajmë ashtu duke numëruar deri në dhjetë. Këtë e përsërisim për disa herë.

    PËR FORCIMIN E KAPAKËVE TË SYVE

    Gishtat e mesëm i vendosim në pjesën e brendshme të syrit, e ata tregues në këndin e jashtëm dhe i shtrëngojmë. Më pas i mbyllim sytë shpejt dhe i hapim.

    PËR FORCIMIN E FAQEVE, MJEKRËS DHE NOFULLËS

    Shtrihemi në shpinë, lirojmë të gjithë muskujt e trupit. Provojmë që me nofull në vazhdimësi të rrotullojmë kokën në njërën dhe anën tjetër. Hapim gojën duke formuar në O të madhe, më pas zgjerojmë këndet e gojës duke tërhequr buzët drejt dhëmbëve. E përsërisim këtë derisa ta ndjejmë se të gjithë muskujt e gojës po “punojnë”.

    PËR FYTYRË DHE QAFË

    Provoni pozitën e peshkut (matsyasana) dhe kobrës (bhujangasana) dhe rrudhat në fytyrë do të zhduken.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark